Prokuroria tregon çka gjeti në pronat e Radojiçiqit, thotë se do të bëjë kërkesë për sekuestrimin e vilës dhe penthouse’it

Prokuroria Speciale ka dalë me komunikatë lidhur me bastisjet që janë realizuar sot në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Bastisjet janë realizuar në pronat e të dyshuarve Milan Radojiçiq dhe Vladimir Radojevic.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se do të të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokal, raporton Fokusi.info.

“Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim. Njëkohësisht Policia e Kosovës, fton dhe falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e treguar, në rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes në këto prova, Prokuroria ka bërë me dije se janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

• 2 Automjete Mercedes

• Argjend 4.84 Kg

• 2 Motor 4X4

• 1 Barkë-Anije

• 7 DVR

• 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës

• 3 Thika

• 2 Rutera

• 2 Çelësa të veturave

• 5 Gëzhoja

• 1 Dronë

• 5 USB

• 1 Kamera GoPro- SSD

• 1 Video kamerë me kartelë

• 1 Shënjestër optike

• 1 Spray

• 7 telefona celular