Protesta nëpër Europë kundër masave për COVID-19 

Në shumë shtete evropiane kanë shpërthyer protesta kundër masave që autoritetet kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Policia në Berlin shpërndau protestuesit sipas të cilëve  masat e qeverisë po kufizojnë lirinë. Rreth 300 persona u arrestuan pasi nuk mbajtën distancën fizike dhe maska. Protestat u zhvilluan edhe në qytetet të tjera të Gjermanisë. Elementë të ekstremit të djathtë u përpoqën të sulmojnë ndërtesën e parlamentit gjerman, por u larguan me forcë nga policia.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer u shpreh se nuk do të ketë tolerancë ndaj vandalëve dhe ekstremistëve.

Protestat kundër masave covid 19 u zhvilluan edhe në Francë ku protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohej mjaft me gënjeshtrat, por shumë shpejt policia i rrethoi dhe vendosi gjoba prej 135 eurosh ndaj të gjithë atyre që nuk mbanin maska, pasi në Paris është e detyrueshme të mbash maskë në publik.

Dhe në Zvicër rreth 1,000 persona dolën të protestojnë duke bërë thirrje që te rikthehet liria. Protesta u zhvilluan edhe në Londër dhe në  Vjenë, sipas demostruesve normaliteti i ri është I barabartë me një fytyrë te re të fashizimit.