PSD-ja kundërshton gjobën nga AIP, e quan institucion të kapur nga VV-ja

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Agjencionit për Informim dhe Privatësi. Arsye e këtij aksioni, ishte gjoba prej 20 mijë eurosh dhënë nga ky institucion ndaj PSD-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë për gazetarëve se gjoba ka marrë edhe nga Policia e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Komisionerja Krenare Sogojeva-Dermaku është militante e VV-së.

“Arsyeja e këtij aktiviteti është një gjobë prej 20 mijë eurove që Agjensioni për Privatësi ka shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate. Më lejoni t’i them disa gjëra; kapja e institucioneve të pavarura tashmë është shndërruar në instrumente vepruese. Ky institucion siç mund ta dini drejtoresha e këtij institucioni është një militante politike e Vetëvendosjes, e cila është emëruar nga kjo Qeveri”, u shpreh Molliqaj./Fokusi.info/