PSD-ja nesër mban aksion kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate (PSD) nesër (e hënë) do të realizojë një aksion simbolik në sheshin “Ibrahim Rugova” në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky aksion do të nis orën 11:00.

Pas këtij aksioni, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj do të prononcohet për medie.

“Nesër, me datën 13 nëntor (e hënë), nga ora 11:00, pranë Sheshit ‘Ibrahim Rugova’, PSD-ja realizon aksion simbolik lidhur me çështjen e Asociacionit, ku do të prononcohet për media kryetari i PSD-së, z.Dardan Molliqaj”, ka njoftuar PSD-ja.