Pse Donald Trump do të rizgjedhet si president i SHBA-ve

Presidenca e Donald Trump ka qenë kaq e shtrembër në median kombëtare aq sa një vëzhgues i rastësishëm mund të mendojë me lehtësi se shanset e tij për të fituar zgjedhjet e 2020 janë të pakta. Megjithatë, kjo nuk është ajo që analistët politolog po thonë. Ato i japin Trump-it një avantazh të fortë mbi çdo kandidat demokrat në vitin 2020.

Analistët kanë të drejtë. Trump ndoshta do të rizgjidhet nëse ai zgjedh të kandidojë. Ajo që kërkohet është një shpjegim se pse shanset favorizojnë Trump-in dhe çfarë tetë vjet të lidershipit të tij do të sillnin për sigurinë globale. Le të fillojmë me faktorët që favorizojnë një mandat të dytë.

Para së gjithash, kandidatët që zgjidhen në presidencë rizgjidhen për një mandat të dytë nëse ata rikandidojnë. Vetëm dy presidentë nuk kanë mundur të fitojnë një mandat të dytë kur e kanë kërkuar gjatë 50 viteve të fundit; Carter dhe Bush dështuan në ofertën e tyre për një mandat të dytë. Nikson, Reagan, Clinton, Bush Jr dhe Obama të gjithë e fituan rizgjedhjen, edhe pse të paktën dy prej tyre ishin shumë të diskutueshme. Në të vërtetë, presidentët më të diskutueshëm kanë tendencën të korrin fitoret më të bujshme për mandatin e dytë.

Së dyti, Trump ka krijuar dhe kryesuar ekonominë më të fortë të SHBA me ç’mbahet mend në shumë kohë. Papunësia është në nivele shumë të ulëta, inflacioni është pothuajse jo ekzistues dhe vende të reja pune po krijohen me një ritëm befasues. Çdokush që studion politikat presidenciale e di se ekonomia e fortë është faktori më i rëndësishëm që nxit mbështetjen për presidentët në detyrë. Ndërkohë që rritja ekonomike mund të moderohet përgjatë vitit të zgjedhjeve, pak ekonomistë presin një recesion ekonomik së shpejti.

Së treti, kombi amerikan është në paqe. Trump ka shmangur përfshirjen në aventura të reja jashtë shtetit dhe po kërkon të tërhiqet mbrapa ajo që ka mbetur nga operacionet ushtarake që ka trashëguar nga paraardhësi i tij. Kritikët ankohen se ai është tepër i zellshëm për të dalë nga vende të tilla si Afganistani dhe Siria, megjithatë të dhënat tregojnë se votuesit nuk e preferojnë ndërhyrjen ushtarake në vende të huaja. Luftërat jopopullore janë një çështje që mund të eklipsojë një ekonomi të mirë në mendjet e votuesve, por për momentin Trump duket se ka sjellë paqen dhe prosperitetin.

Së katërti, demokratët janë duke u kujtuar votuesve në mesin e spektrit politik pse ata votuan për Trump-in në vitin 2016. Që kur demokratët u larguan nga baza e tyre blu në vitet 1970, fitimi i nominimit presidencial të partisë ka kërkuar thithje të elektoratit të majtë. Ndonëse shumë votues mund të urrejnë të pasurit dhe duan më shumë përfitime qeveritare, këto ndjenja mbyten kur ekonomia është e fortë. Duke i dhënë votuesve një rol më shumë në status-quon ekonomike, Trump mund të mbështetet tek një reagim i fortë i elektoratit që do të kundërshtojë masat e parashtruara nga kandidatët e tjerë demokrat për vitin 2020.

Së pesti, sondazhet që tregojnë miratimin e dobët të performancës së presidentit, kanë bërë demokratët të besojnë se disfata e tij është gati e pashmangshme në vitin 2020. Por Richard Nixon dhe Ronald Reagan ishin të dy jopopullorë gjatë mandatit të tyre të parë, por gjithsesi korrën fitore kundër kundërshtarëve. Sondazhet që tregojnë se shumica e votuesve nuk janë të prirur për të votuar sërish për Trump janë çorientuese, sepse ende nuk dihet se kush do të jetë rivali i tij demokrat në vitin 2020. Ky do të jetë një faktor vendimtar që tërheq votuesit në votime, sepse pjesëmarrja në votime rritet edhe në varësi të inatit që njerëzit kanë për kandidatin kundërshtar.

Së gjashti, njerëzit janë mësuar me Trump. Ai nuk duket aq i egër si dikur. Kritikët do të thonë se kjo është “normalizimi i devijimit”, por ajo që me të vërtetë tregohet nga ky fenomen është se dy vjet në pozicionin më të lartë në SHBA, kanë marrë më të mirën nga Trump dhe e kanë bërë atë më komfortues dhe të pëlqyeshëm. Ai nuk përbën më çudi.

Trump është një folës mjeshtëror nëpër fushata, ai ka dhënë shumë premtime të mira për zonat kyçe, etj. Fakti është se pavarësisht nga ç’thonë Robert Mueller dhe Kamala Harris, Presidenti Trump më shumë gjasa do të rizgjidhet. Por çfarë do të thotë kjo për sigurinë globale?

Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje pa ditur se cila parti do të kontrollojë Kongresin apo çfarë mund të bëjnë partnerët e huaj të SHBA-së dhe kundërshtarët e saj në të ardhmen. Megjithatë, ka një pasojë kritike për sigurinë globale nëse Trump fiton rizgjedhjen. Rendi botëror që Amerika krijoi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, 40 vitet e njohura si Lufta e Ftohtë, do mbyllet përfundimisht.

Kjo rend global është bazuar në tre parime themelore: mbështetje për parimet demokratike, siguria kolektive kundër agresionit rus dhe liberalizimi i tregtisë ndërkombëtare. Secila prej këtyre parimeve është në rrezik për shkak të qasjes nacionaliste të Presidentit Trump, transaksional në punën e tij. Në pikëpamjen e Trump, shumë nga lidhjet që Amerika ka me vendet e tjera kanë mbetur nga një tjetër kohë dhe janë bërë shkak për të zhvatur thesarin e kombit. Ai dëshiron të ndalë subvencionimin e sigurisë së kombeve që nuk paguajnë pjesën e tyre dhe mbështeten vetëm tek ndihmat nga ekonomia e SHBA.

Kjo nuk është ideja e çmendur që shumë nga kritikët e tij pohojnë. Shtetet e Bashkuara filluan mijëvjeçarin e ri duke gjeneruar gati një të tretën e PBB-së botërore, dhe një dekadë më vonë kjo përqindje kishte rënë në më pak se një të katërtën. Shkaku më i madh i rënies ishte ekonomia e pamëshirshme e Kinës pas futjes në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe dështimi i administratave të njëpasnjëshme të SHBA-së për të këmbëngulur që Pekini të përmbushë angazhimet që i takojnë. Në mënyrë të ngjashme, SHBA shpenzon 4% të PBB-së së saj në mbrojtje, pjesërisht sepse Gjermania, linja kryesore e NATO-s, shpenzon vetëm 1%.

Politikëbërja e Presidentit Trump gjatë dy viteve të tij në detyrë është se Uashingtoni nuk do të merret më me partnerët jashtë shtetit të cilët nuk kontribuojnë në sigurinë dhe prosperitetin e Amerikës. Përpjekjet e presidentit për të ndryshuar status-quon katastrofike globale që ai beson se ka trashëguar, kanë pasur efekte shtrënguese, por ai thellësisht beson në atë që po bën, kështu që ai do ta vazhdojë ta bëjë prap atë.

Kjo do të thotë se në fund të tetë viteve, korniza e institucioneve që janë trashëguar nga rendi botëror i pasluftës do të jetë tharë. NATO do të jetë gjithnjë e më e brishtë, sepse shumica e anëtarëve të saj nuk do të fillojnë të përputhen me angazhimin e burimeve ushtarake që Trump po kërkon. Regjimi i tregtisë së lirë i modifikuar nën OBT do t’i japë rrugën tregtisë së menaxhuar që do të mbështetet më shumë tek aspiratat ekonomike të SHBA-së. Donald Trump është një agjent i ndryshimit në mënyra që edhe shumë nga mbështetësit e tij nuk i kuptojnë plotësisht, dhe një mandat i dytë do të sillte qëllimet e tij më të dëshiruara afër realizimit.

/ SCAN