Pse po rriten çmimet e shtëpive në Gjermani

Çmimet për shtëpitë me një dhe dy familje në Berlin, Hamburg, Mynih, Këln, Frankfurt dhe Dusseldorf, u rritën me 8% me bazë vjetore.

Çmimet e pronave në Gjermani janë rritur ndjeshëm në tremujorin e tretë, ndërkohë që kostot rekord të ulëta të huamarrjes dhe oferta e ulët kanë varshuar të rrisin kërkesën për apartamente në zonat urbane.

Çmimet për banesat e okupuara nga pronarët në shtatë metropolet më të mëdha të Gjermanisë u rritën me 10% me bazë vjetore nga korriku në shtator, sipas zyrës federale të Statistikave.

Çmimet për shtëpitë me një dhe dy familje në Berlin, Hamburg, Mynih, Këln, Frankfurt dhe Dusseldorf, u rritën me 8% me bazë vjetore, në tremujorin e tretë, transmeton Scan.

Ndër faktorët që kanë rritur çmimet e pronave rezidenciale janë interesat e ulëta të Bankës Qendrore Evropiane, kufizimet në kapacitet, pengesat në sektorin e ndërtimit si dhe fluksi gjigant i njerëzve drejt qyteteve, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët e bankës qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, kanë paralajmëruar prej kohësh se çmimet e pronave të paluajtshme në qytete mund të jenë të mbivlerësuara në 15-30%, ç’ka nënkupton se po zhvillohet një flluskë në tregun e pronave dhe një rrezik ndaj sistemit financiar.

Qeveria federale ka disponuar miliarda euro për strehime sociale, por dalja e këtyre fondeve është ngadalësuar nga kufizimi i kapacitetit në sektorin e ndërtimit.