Publikohen pamjet: Momenti kur Valon Zymberi me shokë sulmojnë kryetarin dhe disa persona të “Intelektualëve”

Drejtori sportiv i Dritës Valon Zymberi me disa persona tjerë e kanë sulmuar fizikisht kryetarin e Intelektualëve Taulant Byqmetin si dhe disa anëtarë të grupit.

Pamjet tashmë janë bërë publike nga “Dueli Sportiv”, ku shihet si Zymberi i zemëruar hynë brenda në lokal dhe fillon t’i godasë anëtarët e tifogrupit.

Tashmë janë bërë disa muaj që kur “Intelektualët” kanë raporte jo të mira me Zymberin, pasi kërkuan që t’i ndryshohet pozita në klub por që Drita i doli në mbrojtje.

Deri më tani asnjëra palë nuk ka reaguar për këtë incident që ndodhi menjëherë pas eliminimit të Dritës nga Prishtina në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Lini një Përgjigje