Publikohen pamjet nga momenti kur presidenti Ghani u largua nga Kabuli

Fati i Afganistanit tani është në duart e talibanëve dhe Al Qaedas, pasi që presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe është nisur drejt Taxhikistanit.

Madje raportohet se ai tashmë ka dhënë dorëheqje, kurse talibanët pritet që në këtë post ta emërojnë liderin e tyre, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi pasi talibanët morën nën kontroll Kabulin, e diplomatët dhe punonjësit e ambasadave perëndimore janë evakuuar me helikopterë dhe mjetet të blinduara.

Kështu pas më shumë se 20 viteve, Afganistani mbetet sërish në duart e talibanëve dhe pasardhësi të Al Qaedas.

E pamje amatore shfaqin presidentin afgan duke u larguar nga Kabuli – megjithatë pamjet ende nuk janë konfirmuar nëse kanë të bëjnë pikërisht me ngjarjen e sotme, apo ishin realizuar më herët në ndonjë ngjarje.

Për dallim pre herëve tjera që shfaqej me veshjen tradicionale afgane, Ghani kësaj radhe mbante syze dielli dhe maskë në fytyrë – derisa rrobat afgane i kishte zëvendësuar me një kostum me ngjyrë të zezë – duke u përshëndetur pjesëtarët e sigurimit si dhe bashkëpunëtorët që e prisnin pranë aeroplanit.

Para se të futej në aeroplan, nga shkallët për herë të fundit përshëndeti të gjithë dhe u nis për në Taxhikistan, ku nga atje pritet të ketë një paraqitje.