Publikoi video në TikTok teksa ishte duke ndjekur një grabitje, si e pësoi policja

Një police 40 vjeçare është pushuar nga puna pasi kishte postuar një video në TikTok ku ishte në krye të detyrës.

Në këtë video, ajo tregonte armët dhe shihej duke vrapuar për të ndaluar një tentativë grabitje.

Policja në fjalë është 40 vjeçarja Yolanda Moll, e cila mori vëmendjen e publikut pasi pozoi lakuriq në një revistë dhe u bë e njohur si kërcimtare, para se të bëhej oficere policie në Spanjë.

Megjithatë, puna e saj si oficere në Esparreguera afër Barcelonës ka mbaruar pasi publikoi videot në TikTok ku shihej duke filmuar veten në krye të detyrës.