Publikoi video që nxisnin terrorizmin, arrestohet ish-komandoja

Pas një hetimi dy vjeçar, me metoda speciale të hetimit, një 29-vjeçar është arrestuar mesditen e sotme për “nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”. Në pranga ka rënë Erzen Uka, i cili në rrjetet sociale njihej si ” Hamzah Uka”. I riu shpërndante video që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

I riu kishte një profil të tijin në rrjeti social në “Youtube”, ku publikonte video të ndryshme në emër të Alhallut. Në një prej tyre, Hamzah Uka shfaqet duke “dhënë leksione” sesi mund t’ia marrësh nga dora pistoletën një armiku. Në një tjetër video të shkurtër, rreth 1 minutë, dy fëmijë të vegjël, nën “komandon” e Ukës shfaqen duke bërë “pompa” dhe bashkangjitur këtij postimi, ai shkruan: “Përgaditeni fëmijët tuaj fizikisht & psikoligjikisht! Muslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgaditet!”.

Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën dhe sekuestruar një sasi fishekësh luftarak.

Shqiptarja.com