Punëtorët teknik të Prishtinës ngrisin padi ndaj komunës

Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit dhe të Qendrave Mjekësore e Familjare të Prishtinës, kanë filluar procedurat për ngritje të padisë ndaj komunës së Prishtinës.

Kjo padi është bërë si rezultat i mos respektimit të vendimeve që kanë marrë krerët e Prishtinës për këtë kategori të punëtorëve.

Këta punëtorë po kërkojnë të kthehen nën menaxhim të komunës së Prishtinës dhe pagesën e 4 për qindëshit, ashtu siç u është premtuar nga kryetari, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se grevën e paralajmëruar për këtë javë e kanë anuluar pasi që kanë në proces padi për komunën.

Ai paralajmëroi grevë në momentin kur do të jetë tejet e nevojshme prania e këtyre punëtorëve nëpër shkolla e institucione shëndetësore.

Duke folur për gjendjen e punëtorëve teknik të shkollave dhe qendra mjekësore të Prishtinës, Azemi tha se atyre po u mohohet e drejta për të marr benifitet që ua jep edhe ligji i punës.

Kryesindikalisti Azemi ka akuzuar të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti se problemet e Prishtinës i ka vendosur në rend të dytë dhe më shumë po bënë marketing politik.

Kujtojmë që punëtorët teknikë të shkollave dhe qendra mjekësore të Komunës së Prishtinës para objektit të komunës javës që shkoi dhe po ashtu pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur edhe përmes grevave një ditore.