Putin ndryshon lidershipin, “rrokadë” e fortë në krye të forcave të armatosura

Putin ndryshon lidershipin, “rrokadë” e fortë në krye të forcave të armatosura

Rezistenca e Ukrainës dhe humbjet ushtarake gjatë sulmeve që po zgjasin për dy muaj ka bërë që Vladimir putin të firmosë ndryshime të forta në krye të forcave të armatosura.

Sipas BBC-së tashmë ushtrinë po e drejton Alexander Dvornikov, drejtuesi i distriktit jugor në Rusi.

Pakënaqësia për organizimin dhe mungesa e rezultatit duket se ka bërë që putin të kërkojë strategji të re duke e vënë theksi te koordinimi.

Jo vetëm kaq, mediat gjithashtu shkruajnë se Moska është e vendosur për një pushtim të plotë pas një muaji.

E në fakt Ukraina ka bërë të ditur se shpërthimet janë intensifikuar këtë të shtunë. Teksa lufta futet në ditën e 45-të, numri i viktimave sa vjen dhe rëndohet.

Dronët e Turqisë “Bajraktar” që furnizojnë Ukrainën shqetësojnë Moskën

Pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk, i cilësuar i një masakër me të paktën 50 civilë të vrarë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski kërkoi një reagim global.

Ashtu si masakrat në Bucha, si dhe shumë akte të tjera ruse, sulmi me raketa në Kramatorsk duhet të jetë një nga akuzat në gjykatë, gjë që do të ndodhë,” – është shprehur ai.

Një tjetër qytet i goditur fort nga agresioni rus është edhe Luhansku. Guvernatori Serhiy Gaidai bëri thirrje për të evakuuar sa më shpejt banorët e mbetur, pasi forcat ruse po përgatiten për një ofensivë në lindje, teksa trupat janë tërhequr në veri të kryeqytetit Kiev.

OraNews