Qeni presidentes moldave kafshon presidentin austriak (VIDEO)

Qeni i presidentes moldave Maia Sandu kafshoi në dorë ditën e djeshme presidentin austriak Alexander Van der Bellen.

Mediat e huaja shkruajnë se incidenti ndodhi kur dy liderët po shëtisnin në oborrin e rezidencës presidenciale dhe Van der Bellen u përpoq të përkëdhelte qenin e quajtur Codrut.

Presidentja moldave i kërkoi falje homologut të saj duke thënë se kjo ka ndodhur pasi qeni i saj fiksohet nga të panjohurit.

Në videon e mëposhtme shihet edhe momenti kur Bellen tenton të përkëdhelë qenin teksa ndodhen në oborrin e presidencës, ndërsa ky i fundit e kafshon në dorë.