Qeveria do të mbajë mbledhje nesër në orët e hershme të mëngjesit, nuk dihet arsyeja

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të nis në ora 08:30, teksa nuk është bërë e ditur tema kyçe.

Mbetet të shihet nëse një ndër temat do të jetë lidhur me masat anti-Covid.

Ditë më parë qeveritarët u mblodhën për të diskutuar për masat e reja, por vetëm u bën thirrje qytetarëve e bizneseve t’i respektojnë ato.

Pas kësaj mbledhje, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të marr pjesë në vënien e gurthemelit të ShFMU ‘Tre Dëshmorët’ në Vrajakë-Bratotin të komunës së Rahovecit.

Ky aktivitet pritet të nis në ora 11:00.