QKUK shpërndan një video brenda Infektivës: Akoma nuk është vonë për ta luftuar virusin

QKUK përmes një videopostimi në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore kundër Covid-19.

“Jeta juaj varet nga ju, akoma nuk është vonë për ta luftuar virusin. Vendosni maskën dhe zbatoni rekomandimet tjera të institucioneve shëndetësore. Ndihmoni vetes, familjarëve tuaj, lehtësoni punën e institucioneve dhe profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.