Qytetari nga Gjakova gjen një zarf me 8 mijë euro, i dërgon në Polici

Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në polici një zarf me 8 mijë euro në të, të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përmes një komunikate për media.

Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit“, njofton policia.

Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij.“Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, thuhet në komunikatë.