Qytetari nga Mitrovica tregon pse nuk e la Agim Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle (video)

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar ditën e sotme në prerjen e shiritit të një shkolle të re në komunën e tij.

Ai është penguar nga një qytetar.

“Këtë e kam ba veç me iu hakmarrë Agim Bahtirit se ai më ka premtu dy vende të punës. Më ka premtu në fushatë, kur e pasë fushatën. Unë s’jam me kurfarë partie”, ka thënë qytetari për Klan Kosovën.

E, kryetari i komunës e ka akuzuar Kadri Veselin se kinse ai e ka nxitur qytetarin ta pengojë Bahtirin.

“Unë se kam bërë këto për Kadri Veselin, nuk u kanë këtu puna për PDK-në. Vetëvendosja i bënë këto punë ajo ka qejf me i ba sendet ma të mëdhaja”, ka thënë qytetari.