Raka: Mesazhi që është shpërndarë për “katastrofën që na pret” në emrin tim është lajm i rrejshëm

Mikrobiologu, Lul Raka, ka reaguar pasi që në disa portale ka qarkulluar një lajm kinse ai ka paralajmëruar një katastrofë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Raka thotë se mesazhi që është shpërndarë në emër të tij është i rrejshëm, teksa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

“Mesazhi që është shpërndarë nëpër portale (për katastrofën që na pret), në emrin tim është lajm i rrejshëm. Mbani maskën, shpëtoni vetën, më të dashurit tuaj dhe Kosovën”, thuhet në reagimin e Rakës.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5 mijë e 118 qytetarë. 2 mijë e 370 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 108 raste të vdekjeve.