Ralf Gjoni i LSI: Jam i gatshëm të votoj shkarkimin e Metës

Ralf Gjoni deputet i ardhur nga listat e Lëvizjës Socialiste për Integrim njërkohësisht dhe ish-këshilltar i Presidentit Meta është shprehur i gatshëm për të votuar shkarkimin e Presidentit nëse në bazë të kësaj do të ndryshoj dhe sistemi zgjedhor.

Ai shprehet se vota e tij është e kushtëzuar megjithatë në bazë të kërkesave të tij është ndryshimi rrënjësor i sistemit zgjedhor por gjithashtu një tjetër arsye është hapja e listave dhe ligji për partitë politike.

Nuk kemi përpara ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

Por kriza aktuale politike po kthehet në një situatë tragji-komike e cila na imponon gjetjen e një zgjidhjeje në Kuvend.

Papërgjegjshmëria e kësaj klase të mbaruar politike po dëmton interesat tona kombëtare dhe po shkatërron të ardhmen tonë.

Ndaj dhe angazhimi im parlamentar dhe vota ime në Kuvend do të udhëhiqen para së gjithash nga ndryshimi radikal i sistemit zgjedhor, hapja e listave dhe ligji për partitë politike, si strumbullarë të gjithçkaje të mbrapshtë në këtë vend.

Ndaj dhe vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008!