Rama kritika Albin Kurtit edhe nga Mali i zi: Duam paqe jo histori heronjsh!

Kryeministri Edi Rama nga takimi në Malin e Zi ka komentuar vendimin e homologut të tij, Albin Kurti për vendosjen e 4 kryetarëve të zgjedhur në Veri të Kosovës dhe tensionet me Serbinë, ku tha se ky veprim është i rrezikshëm për vendin.

Rama u shpreh se rajoni jonë nuk ka nevojë për heronj të rinj duke iu referuar qëndrimeve të Albin Kurtit për tensionet në Veri. Ai shtoi se nuk ka shkuar në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin dhe nuk ka asnjë personale me të, por vetëm qëndrime të kundërta.

“E informova për përgatitjen e një darkë pune informale në Tiranë në 17 korrik për të dialoguar në lidhje me planin. Ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por jemi edhe në një horizont të përbashkët në qasje. Çdo gjë që provokon sherr dhe konflikt në rajonin tonë për ne është problem.

Ne nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë. Ne duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe dua që njerëzit të kenë më shumë paqe dhe të ardhura dhe jo më shumë përralla dhe historira heroizmash. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë por për modele të reja. Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin. Nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institiucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm qëndrime të kundërta”, deklaroi Rama.