Rama për Berishën: Gogoli dixhital i Lalëzit bën propagandë duke përhapur panik për vaksinat se janë vdekjeprurëse! Si mund t’u lësh gjë në dorë këtyre

‘Gogoli digjital i Lalëzit po bën propagandë duke thënë se vaksinat kineze janë vdekjeprurëse’. Kështu deklaroi nga Shkodra kreu i qeverisë Edi Rama, duke ju referuar një postimi në Facebook, nga Sali Berisha, ku shkruante se vaksinat kinezë do sjellin vdekje. Rama tha se të gjithë në Turqi po vaksinohen me këto lloj vaksinash që po përdoren për të moshuarit tanë, ndërkohë që ngriti pyetjen se si mund tu lesh në dorë qeverisjen e vendit.

‘Gogoli digjital i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse që Kina na ka çuar letër që do vdesin njerëz, që mos ti përdorim për të moshuarit. Një pisllëk nga fillim deri në fund. Kina ka filluar të vaksinojë edhe më të moshuarit, por ka një proces vaksinimi. Gjithë Turqia vaksinohet me të gjithë këto vaksina që po bëjnë të moshuarit tanë. Si mundet këtyre njerëzve që tu lesh gjë në dorë qeverisjen e vendit.’- tha Rama.