Rama takon një polic me prejardhje nga Kosova në New York, bashkë me të jep një mesazh (video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York.

Përveç takimeve me liderë të shteteve të ndryshme, Rama ka takuar edhe një polic me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videos në profilin e tij në Facebook, ka dhënë edhe një mesazh.

“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, thotë Rama.

Ndërkohë më pas polici me prejardhje nga Kosova që i shërben Amerikës është përgjigjur shkurtimisht “patjetër”.

Në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara po merr pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.