Rama: Të tregojmë se përtej partive për ne është Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se së bashku duhet të tregojnë se përtej dasive dhe partive politike për ata është Shqipëria.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook në ditën e zgjedhjeve, tha se qytetarët duhet të shprehin bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit.

Shkrimi i plotë:

MIRËMËNGJES

le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.