Rama, Vuçiq, Zaev ftojnë Kosovën në “MiniShengen” 

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë, mbajtën mbledhje virtuale për të diskutuar obligimet e secilit shtet në kuadër të procesit të ashtuquajtur të “MiniShengen-it” Ballkanik.

Siç njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht i është dërguar ftesë edhe Kosovës, tani pas Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama, Vuçiq dhe Zaev janë pajtuar që sidomos tani në kohë pandemie kur ekonomitë po rrezikohen, duhet një bashkëpunim që do sjellë përfitime për të gjithë shtetet e rajonit, ndërsa presin pjesëmarrjen edhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës.