Raport 24 orësh i policisë

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës

Siç raporton policia gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 39 aksidente komunikacioni, prej tyre 19 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 20 kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Janë shqiptuar 1019 tiketa trafiku dhe janë arrestuar 19 persona.

13 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa 2 kanë shkuar në vuajtje të dënimit.