Raporti i fundit nga lufta: Ushtria ukrainase vret gati 3 mijë rusë, 80 tanke e qindra automjete të blinduara të shkatërruara

Po vazhdon edhe dita e dytë e luftës në Ukrainë, në të cilën po raportohet vazhdimisht për humbje të mëdha të të dyja palëve, e duket se rusëve nuk po i del aq lehtë sa e kanë menduar.

Që nga dita e djeshme, autoritetet ukrainase kanë raportuar për dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar armiqve rusë, sidomos sot. Në raportin e fundit nga Ukraina, sipas ushtrisë ukrainase ata kanë vrarë rreth 2.800 ushtarë rusë, kanë shkatërruar 516 automjete të blinduara, 80 tanke, ndërsa i kanë rrëzuar 10 aeroplanë dhe 7 helikopterë rusë.

Për momentin luftime të ashpra po vazhdojnë në të gjitha pjesët e Ukrainës, me theks të veçantë në veriun e Kievit dhe regjionin e Sumit në veri-lindje të Ukrainës. Vazhdimisht raportohet për rezistencën e fortë që po bëjnë ukrainasit në tërë vëndin, jo vetëm ushtria por edhe populli i armatosur./gazetametro.net