Raportohet se një vajzë ka rënë në lumin Drini i Bardhë

Sot rreth orës 10:00 raportohet se një vajzë e moshës madhorë ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

‘’Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë’’- njofton Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës- Gjakovë.

Bëhet e ditur se të gjitha njësitet policore dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.

‘’Edhe përkundër rrjedhës së ujit në lum, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e viktimës’’- bëri të ditur Elezaj.

Njoftimi i plotë:

‘’Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës’’- Sheremet Elezaj, PK-Gjakovë.