Raportohet se Putini po i fiton me gati 90% të votave në zgjedhjet presidenciale – do të sundojë deri më 2030

Exit Pollet treguan se Vladimir Putin fitoi një shumicë të madhe në zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

Një sondazh nga Qendra Ruse e Kërkimit të Opinionit Publik sugjeron se 87.97% e njerëzve votuan për presidentin aktual, me 24.4% të zonave të numëruara.

Një tjetër sondazh nga anketuesi FOM tregoi se Putin fitoi 87.8%. Rezultatet e para zyrtare treguan se sondazhet ishin të sakta, ka raportuar The Guardian.

Putin ishte kundër tre kandidatëve nga partitë që nuk e kanë kritikuar sundimin e tij dhe as pushtimin e tij në Ukrainë.