Raportohet se Rama e ka shkarkuar një ministre nga detyra

“Euronews Albania” duke cituar burime raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Sipas këtij mediumi, ajo kishte marrë këtë pozitë në shtator të vitit 2021.

Vlen të theksohet, se brenda pak ditësh ky është ndryshimi i dytë i Ramës në kabinetin e tij.

Para disa ditësh, ai shkarkoi nga detyra Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi dhe në vend të tij, emëroi Taulant Ballën.