Reagojnë nga Shoqata e Familjeve të dëshmorëve për deklaratën e Luljeta Aliut

Analistja kosovare, Luljeta Aliu, ka dhënë një deklaratë duke ofenduar familjet e dëshmorëve. E, Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë se është diçka e ulët dhe e papranueshme.

Jashari në një prononcim për Periskopin ka thënë se kushdo që ofendon familjet e dëshmoreve nuk e dinë historinë e Kosovës dhe fyen rëndë themelet e shtetit.

Tutje Jashari ka thënë se të gjithë duhet të kenë kujdes për kategoritë e dala nga lufta dhe Luljeta Aliu është një pseudoanaliste.

“Është e papranueshme që ka analistë që nuk e din rrugën se si kemi ardhur deri të lira dhe mendoj që kategoritë që duhet të kenë kujdes edhe politika e ditës edhe institucionet edhe analistët edhe gjith kush janë kryesisht familjet e dëshmorëve, invalidë e luftë dhe veteranët e UÇK’së, pa luftën e tyre nuk do të ishte kjo liri i qëndrueshme dhe mendoj që është niveli ma i ulët i një deklarimi të tillë për mu ajo është pseduanaliste nuk ka lidhje as me analizë dhe nuk ka lidhje as me historinë që e kanë sjellë Kosovën deri të liria. Nëse dikush fyhen dëshmorët mendoj që fyen rëndë themelet e këtij shteti”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndërkohë analistja Luljeta Aliu mbrëmë ka thënë se duhet të shikohet përpara dhe jo të përmendet se kush ka pasur dëshmorë.

“Nganjëherë me duket paksa e tejkalume që secili me përmend patriotizmin e familjes së tij. Nuk ka nevojë me përsërit gjithmonë.

“Ka ardhur koha mos me u marrë me narracione të paraluftës, por duhet të me pa përpara. Mua më duket shumë e tepërt që secili me përmend se e ka pas një dëshmor, një ashtu… ne i mbrojmë dëshmorët, lavdi të gjithëve, por nuk mundemi me kërku benifite edhe respekt gjatë gjithë jetës, përjetësisht…, sepse secili është prek në familje”, ka deklaruar ajo.