Reagon PDK në Prizren, aderimet e anëtarëve të saj në LVV i quan propagandë

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga dega e PDK-së në Prizren pas lajmit se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! kanë aderuar 32 anëtarë të PDK-së.

Koordinatori i Degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi ka reaguar në emër të këtij subjekti politik, duke vlerësuar se kjo është propagandë e LVV-së pikërisht në kohën kur kanë shpërthyer skandalet e tyre për punësimet e aktivistëve dhe familjarave në pushtetin lokal, përcjell 04 Online.

“REAGIM:

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, reagon ndaj shkrimeve të sotme nëpër disa portale lokale, për gjoja kalimin e disa anëtarëve të PDK-së në LVV.

Kjo propagandë e LVV-së vie në kohën kur shpërthyen skandalet e tyre, për punësimet e aktivistëve dhe familjarëve të pushtetarëve lokal, të cilët e kanë mbushur komunën e Prizrenit, me raste të nepotizmit dhe militantëve, nga koalicioni i panatyrshëm.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, sapo ka përfunduar me sukses zgjedhjet e brendshme, ku pas këtij procesi kemi dal edhe më të fuqishëm dhe më të konsoliduar, sepse me këtë rast ka filluar modernizimi dhe demokracia brenda partisë.

Hapja dhe reforma brenda partisë sapo ka filluar, ku me këtë rast mund të ketë edhe transfere dhe raste të izoluara të kalimit të disa individëve dhe lëvizje nga njëra në parti tjera, por secili qytetar mbi të gjitha është i lirë që të merr vendime të tilla sovrane, por jo veprime të ngutshme dhe të nxitura nga dikush, që nesër mund të rezultojnë veprime të nxituara.

Me respekt Jeton Bytyçi-koordinator i PDK-së, dega në Prizren”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.