Regjisori Ilir Bokshi ironizon me mbrojtjen e teatrit: Nuk e kam ditur sa paska dashamirë të teatrit, edhe pse ato janë bosh

Regjisori i njohur Ilir Bokshi, ka reaguar lidhur me protestat që po mbahen në Shqipëri, si pasojë e shembjes së Teatrit Kombëtar shqiptar, duke thënë se nuk paska qenë në dijeni se në Kosovë ka dashamirë të teatrit dhe njohës të historikut artistik, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Bokshi ka bërë të ditur se gjendja e teatrit ka qenë e mjerueshme si askund tjetër.

Madje, ai tutje thotë se ka artistë të cilët ishin mjaft të lidhur me atë teatër dhe ishin kundër rrënimit të tij, por ka edhe të tjerë të cilët mendojnë ndryshe, ndërsa mesazhi i Bokshit për ata të cilët nuk e kanë “shijuar” dhe nuk ja kanë idenë se çfarë po ndodh me të vërtet, më mirë është të presin dhe të japin opinionet e tyre vetëm kur ta kuptojnë të vërtetën.

“Nuk e paskam dijt qe ne Kosove ka aq shume dashamire dhe njohes te teatrit! Kaq shume njohes te historikut artistik!
Kam kujtuar qe jam nder te rrallet qe kam punu dhe e njoh teatrin Kombetare te Tiranes!
Sa per informacion , gjendja e teatrit ka qene e mjerueshme ( si askund tjeter) dhe funksioni i tij gati pa zgjidhje te metutjeshme! Me vje shume keq per aktoret dhe artistat shqipetare qe ishin te lidhur me teatrin dhe qe nuk donin ta shembenin! Ka edhe artist te tjere qe nuk mendonin njesoj!Por ju qe nuk e keni “ shijuar” dhe nuk e keni idene se cfare po ndodh me te vertet ( eshte pune politike, Ps pro rrenimit dhe Pd kunder) me mire pritni dhe jepni opinionet tuaja kur ta kuptoni vertet!”, ka shkruar ai.