Regjistrohen 36 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi 36 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1 622 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sipas një deklarate të ministrisë, në 24 orët e kaluara humbi jetën një person, duke e çuar në 91 numrin e viktimave.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 13 pacientë të shëruar dhe deri tani janë shëruar gjithsej 1 112 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se në të njejtëjn periudhë kohore janë kryer 411 teste për COVID-19, ndërsa gjithsej janë kryer 18 821 teste.