Reshjet e mëdha përmbytin fushën, shtyhet ndeshja e Serie A

Ndeshja e mbrëmjes së të dielës në Serie A mes Lecce-s dhe Cagliari-t është shtyrë për shkak të shiut të dendur që ka rënë ditët e fundit, i cili ka përmbytur fushën e stadiumit “Via Del Mare”.

Ndeshja ishte në dyshim deri në momentet e fundit. Gjyqtari Mariani doli në fushë së bashku me dy kapitenët e skuadrës dhe pasi kontrolloi terrenin, vendosi ta shtyjë takimin.

Ndeshja është përcaktuar të luhet ditën e hënë në orën 15:00, nëse terreni do të përmirësohet.