Rexhep Selimi emërohet shef i Grupit Parlamentar të LVV-së

Rexhep Selimi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi është konfirmuar në “Debat Plus” ku Selimi është i ftuar.

Selimi kështu do të drejtojë grupin prej 30 deputetëve nën emrin e Lëvizjes Vetëvendosje.