Rezultatet preliminare| Ja sa vota mori Aleksandar Vuçiq

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve të para prin presidenti aktual Aleksandar Vuçiq, me 71.26 për qind të votave.

Pas tij renditet Zdravko Ponosh, me 9.11 për qind të votave.

E treta renditet Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, me 4.55 për qind të votave.

Boshko Obradoviq, ka marrë 4.14 për qind të votave deri më tani.