Riatdhesimet/ Ja kur nisin fluturimet nga Vjena, Brukseli e Frankfurti

Prej datës 18 Prill ‘Air Albania’ vijon fluturimet nga disa vende në Europë për të riatdhesuar shqiptarët që duan të kthehen në familje, por që më parë duhet të kalojën nga karantina 14 ditore në Durrës.

Nesër do të ketë vetëm një fluturim nga Frankfurti që do të vijë në 18:15, të dielën nga Brukseli në 17:15 dhe të hënën nga Vjena në 14:00. Listës së destinacioneve i shtohen edhe Madridi dhe Bukureshti në ditët në vijim.

Pas mbërritjes qytetarët shqiptarë karantinohen në Durrës në hotelet e zgjedhura nga institucionet për 14 ditë më pas lejohet që të bashkohen me familjen.