Ridvan Berisha i del në mbrojtje Valon Sylës: Askë s’e ka vrarë

Gazetari Ridvan Berisha i ka dalë në përkrahje kolegut të tij, Valon Syla.

Syla ka shprehur një mendim të tij të lirë në Facbook për ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë e që është kritikuar nga masa.

Berisha thotë se Syla askënd nuk e ka vrarë por vetëm ka shprehur mendimin e tij.

Postimi i plotë:

Jetojne ne shoqeri te demokratizuara, zbatojne ligjet atje, po nuk e ben dihet cfare i pret, jetojne ne vende ku liria e shprehjes eshte e panegiciueshme, bashkejetojne perdite me civilizimin perendimore dhe per nje moment e demantojne keqesisht krejt kete perjetim. Valon Syla, kolegu im ka shprehur nje mendim te tij, aske se ka vrare…! Ne demokraci nuk lincohen, denohen e penalizohen njerezit per liri mendimi. Shoqeri ne esence e pademokratizuar!