Rrahje masive mes disa personave, raportohet për 2 të lënduar 

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

Mësohet se një grup janë rrahur mes vete me mjete të forta, derisa ka edhe të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:04 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “Ukshin Kovaqica”. Njësitet relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Raportohet për dy të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për tretman mjekësor”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

E njëjta gjithashtu ka njoftuar se policia po punon në kapjen e personave të dyshuar.

Kujtojmë që mbrëmë në Mitrovicë është plagosur një person me armë zjarri, derisa është arrestuar i dyshuari, ku edhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.