Rrahje në Prishtinë, shoqërohen në polici tre persona

Në ora 19:32, policia është njoftuar për rrahje në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se pas këtij rasti, njësitet përkatëse kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona.

“Njësitet policore i janë përgjigjur njoftimit, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona. Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me prokurorin”, tha ai për Reporterin.