Rrahjet në LDK: Ismet Beqiri akuzon mediat për zmadhim të ngjarjeve

Të dielën ka ndodhur një përleshje tjetër ndërmjet anëtarëve të LDK-së në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pas incidenteve që kishin ndodhur në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka akuzuar mediat për zmadhim të ngjarjeve brenda partisë së tij, njofton Klan Kosova.

“LDK nuk duhet t’i jap material partive tjera për së keqi”, ka thënë Beqiri në hapjen e garës për kryetar të degës së Mitrovicës.

Në këtë garë e cila është duke u zhvilluar sonte me dyer të mbyllura po marrin pjesë Safet Kamberi dhe Faton Peci.