Rrëzohet mbikalimi në Shkodër

Pak çaste më parë është rrëzuar mbikalimi në zonën e Bahçallëkut në Shkodër.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Në foto shihet e gjithë pjesa metalike, e cila ka zënë aksioni rrugore që lidh Shkodrës me Lezhën.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa pritet grupi hetimor për të dhënë detaje rreth këtij rasti të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.