Rritet shkëmbimi tregtar Kosovë – Shqipëri

131

Shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë këtë vit është rritur.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, 55.9 milionë euro më shumë u importuan nga Shqipëria në territorin Kosovar.

Për hapjen e tregut me rajonin, ka lobuar edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sidomos muajve të fundit, pas bllokadës së mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, periudhë gjatë së cilës u rrit edhe eksporti për 5 milionë, por operatorët po hasin edhe në barriera.

Pengesat i kanë identifikuar edhe ekonomistët, që rekomandojnë lehtësime për kompanitë teksa thellimi i bashkëpunimit përfshin furnizimin me lëndët e para për sektorë të caktuar, shkruan Klan Kosova.

Ndryshe, trendi i rritjes së qarkullimit mes Prishtinës e Tiranës, pritet të rritet deri në fundvit e të tejkalojë edhe pritjet gjatë vitit tjetër.