Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Drenas, reagon kryetari Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas rritjes së rasteve me COVID-19, shkruan Fokusi.info.

“Kërkoj nga Ju që me rigorozitet dhe disiplinë, pa përjashtim, të respektoni të gjitha masat e rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve lokale”, ka thënë Lladrovci.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës se Drenasit,

Javët e fundit, është rritur numri i rasteve të prekura me virusin Covid-19. Fatkeqësisht, nga kjo rritje është prekur edhe komuna jonë.

Kërkoj nga Ju që me rigorozitet dhe disiplinë, pa përjashtim, të respektoni të gjitha masat e rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve lokale.

Për rastet e rezultuara pozitiv me virus, kemi marrë masat e nevojshme për të siguruar që të mos ketë përhapje me të madhe.

Poashtu, inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë, janë vazhdimisht në terren, të cilët po monitorojnë gjendjen në komunën tonë.

Ju lutëm shumë, mos kontribuuoni në rritjen e numrit të rasteve, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.

Vendosni maskën, aplikoni distancen fizike, kujdesuni për higjienën.