Rusia e pranon se ka humbur shumë trupa në Ukrainë: Kjo është tragjedi për ne

Sekretari i shtypit i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, e ka pranuar të enjten për Sky News, se Rusia ka pësuar humbje të mëdha të trupave nga lufta në Ukrainë.

Peskov ka thënë se kjo është një tragjedi për Rusinë.

“Kemi humbje të konsiderueshme trupash. Dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, ka deklaruar Pestov.

Sipas tij, historia e Ukrainës ndryshoi në vitin 2014 gjatë asaj që ai e përshkroi si një “grusht shteti të paligjshëm”.

“Ukraina u bë ‘anti-Rusi’ dhe ‘gjithçka që ndodhi në Ukrainë ishte drejtuar kundër vendit tonë’”, ka shtuar ai.

KOHA