​Rusia sulmon Ukrainën

Ajo që ishte paralajmëruar prej kohësh, ndodhi.

Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kevin.

Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi raportimet për sulm me predha në vendin e tij.

Ai tha se Rusia ka sulmuar rojet kufitare dhe disa infrastruktura të Ukrainës, shkruan A2.

Ndërkohë, në një mesazh televiziv nga Moska, Vladimir Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas në lindje, që të dorëzojnë armët. Trupat ruse janë parë gjithashtu të futen në Ukrainë edhe nga kufiri bjellorus.