Satak, qeni hero i FSK’së që arriti ti gjejë 8 trupa njerëzish pas tërmetit në Shqipëri

Të martën e kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm, i cili la pas dhjetëra të vdekur e qindra të plagosura, e njëri ndër heronjtë e kësaj tragjedisë ishte edhe qeni i quajtur Satak, ai i përket FSK’së, transmeton Gazeta Metro.

Qeni hero me emrin Satak, kishte arritur ti lokalizonte 8 trupa njerëzish nën rrënojat që shkaktoj tërmeti i tmerrshëm 6.4 ball që goditi Shqipërinë.

Me punën e Satakut, është krenar Kujtim Krasniqi, pjesëtari i FSK’së, që e rriti dhe e ushtroj këtë qen për 5 vite rresht.

Krasniqi ka thënë se në vendin ku ekipi ynë që kemi intervenuar ka qenë Thumana, dhe se vendosmëria e Satak se ku gjenden viktimat e kanë vërtetuar qentë e ekipit grek dhe italian.

Satak është donacion i dhuruar nga shteti Turk për FSK’në.

Përveç Satak, FSK kishte me vete dhe qenin tjetër me emrin Allo, dy qentë e FSK’së gjetën 12 trupa të njerëzve nën rrënoja.

Vlenë të theksohet së të martën pas tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri që la 52 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur, FSK për më pak se 2 orë ishte përgatitur dhe ishte nisur menjëherë me Forca te Reagimit të Shpejtë drejt vendeve që ishin prekur nga tërmeti, të cilët treguan profesionalizëm, ata morën shumë lëvdata për punën që bënë në shpetimin e njerëzve.