Seanca për demarkacionin shtyhet për javën tjetër

0
244

Shefat e Grupeve Parlamentare janë pajtuar me konsensus të plotë që seanca për votimin e demarkacionit të shtyhet për javën e ardhshme, për t’i dhënë hapësirë edhe pak ditë reflektimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur për lajmi.net se tashmë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, përfshirë edhe Vetëvendosjen janë pajtuar që seanca të mbahet javën e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet nëse edhe deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes.