Selmanaj: Kurti po i mbron e përfaqëson hajant dhe shkelësit e ligjit

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i mbron shkelësit e ligjit.

Kjo deklaratë e tij vjen pas zhvillimeve të fundit për rezervat shtetërore lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj MINT për grurin, sheqerin dhe vajin.

“Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij”.

“Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria. Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linçon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij. E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!”, ka thënë Selmanaj.