Sëmundja e çuditshme/ Pasi vjellin gjak vdesin brenda pak orësh, ja sëmundja e rrallë që i mori jetën 15 personave

Një sëmundje e panjohur më parë e shfaqur në Tanzani ju ka marrë jetën 15 personave pasi kishin vjellur gjak. Ndërsa 50 persona të tjerë janë të shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e cila ju ka shkaktuar të përziera.

Sipas zyrtarët shëndetësorë disa pacientë, kryesisht burra, vdiqën brenda disa orësh nga shfaqja e simptomave.
Shkaku i sëmundjes së tyre nuk është identifikuar ende, por Ministria e Shëndetësisë e Tanzanisë ka përjashtuar një pandemi.

Mostrat e ujit vendas dhe gjakut të pacientëve po testohen nga qeveria për gjurmë të ndotjes së mërkurit. Ekzaminimet fillestare klinike zbuluan se pacientët, vuanin nga ulçera në stomak dhe sëmundje të mëlçisë.
Zyrtarët qeveritarë thanë se simptoma të ngjashme goditën rajonin në 2018, kur pacientët vuanin nga ethe të larta, të përzier dhe të vjella gjaku.

Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe premtoi të sigurojë veprime të mëtejshme së shpejti. Kjo vjen ndërsa Presidenti i vendit John Magufuli pretendoi se Covid ishte ndaluar plotësisht në Tanzani për shkak të fuqisë së lutjes./Faxweb.al